Flamurtari ka pranuar 14 gola për tri ndeshje dhe për më tepër tri humbje bindëse që thellojnë krizën e kryeqytetasve janë shumë.
Kryetrajneri i kësaj skuadre Artim Shaqiri shprehet optimist se skuadra e tij mud të dalë nga kjo krizë, teksa në intervistën pas ndeshjes thekson se nga ndeshja e radhës synojnë ti rikthehen rezultateve pozitive..
“Rezultatet e fundit nuk ishin edhe aq reale, ato kanë ndikuar në kokën e futbollistëve. Ne do të mundohemi që ti qetësojmë ata dhe të rikthehemi rezultateve pozitive. Ne tashmë kemi ndeshjen e radhës ditën e hënë dhe do të përgatitemi për atë ndeshje”, ka deklaruar Shaqiri pas ndeshjes.
Tekniku strugan ka folur gjithashtu edhe për disfatën e pësuar nga SC Gjilani, duke thënë se kundërshtari i ka realizuar katër gola në katër goditjet e vetëm që patën drejt portës.
“Në futboll është një rregull e pashkruar kur nuk shënon e pëson. Kështu na ndodhi edhe neve, teksa krijuam disa mundësi të mira shënimi dhe nuk i shfrytëzuam, ndërkohë më pas na erdhi dënimi”.
“U munduam që të riktheheshim në lojë, por nuk ia dolëm. Kundërshtari me katër goditje në portë na realizoi katër gola, ky ishte fati”, përfundoi Shaqiri.
Skuadra kryeqytetase mbetet në zonën e ftohtë me vetëm shtatë pikë të tubuara. /Telegrafi/