LAJMI I FUNDIT:

Artikujt ushqimorë për ten të bukur

Artikujt ushqimorë për ten të bukur

Cilët janë artikujt ushqimorë që me konsumimin e tyre ndikojnë që ta kemi një ten të ripërtërirë, ten për të cilin secila femër ëndërron?

Avokado është një perime e gjelbër, që është e pasur me shumë vajra esenciale, pastaj me vitaminat e kompleksit B, që ndikojnë në përkujdesje ndaj lëkurës, si nga jashtë, po ashtu edhe nga faktorë të brendshëm. Vitamina B3 po ashtu është mjaft e rëndësishme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës, ndërsa që avokado e posedon atë në sasi të mëdha.

Mango posedon më shumë se 80% të nevojave për vitaminën A, e cila ndikon në ripërtëritjen e poreve. Kjo vitaminë po ashtu ndikon si një antioksidues i fortë që do të thotë se i lufton radikalët e lirë që shkaktojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Pos kësaj, mango njihet për mungesë të kalorive, vetëm 70 kalori thuajse për secilën prej tyre, prandaj është i shkëlqyeshëm, jo vetëm për fytyrë, por edhe në kujdesin e linjës së trupin, në përgjithësi.

Bademi është ushqim i përsosur për ruajtjen e tenit, sepse janë tej mase të pasur me vitaminën E, e cila ndikon në kthimin e lagështisë lëkurës, pra e hidraton dhe e mbron atë nga shfaqjet e parakohshme të plakjes.


Kërpudhat janë të pasura me vitaminat B2 që janë shumë të rëndësishme, madje sipas disa ekspertëve janë kyç në ruajtjen e një teni të shëndoshë dhe të ripërtërirë. Në lëkurë ndikon duke e ripërtërirë lëkurën, si dhe duke hequr irritimet dhe skuqjet në lëkurë.

Nuk është kurrfarë fshehtësie se aminoacidet omega 3 janë një eliksir i shëndetit dhe rinisë, e vaji i lirit është njëri nga burimet më të mira për këto vajra esenciale. Aminoacider omega 3 ndikojnë edhe në pakësimin e sekretimit të sebumit dhe në ‘hapjen’ e poreve, prandaj mu për këtë arsye fytyra duket e ripërtërirë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Flokë dhe stil
Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë
Pengoni lëshimin e lëkurës pas dobësimit

Pengoni lëshimin e lëkurës pas dobësimit

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Tetë stile flokësh që janë të lehta për t'u mirëmbajtur

Tetë stile flokësh që janë të lehta për t'u mirëmbajtur

Flokë dhe stil
Kalo në kategori