Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i etur për të sjellë mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey, në Angli.
Partey pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll, por gjithçka do të varet nga çmimi që do t’i vendos Atletico lojtarit në rast largimi.
Interesimi i madh i Artetas dhe klubit londinez është konfirmuar nga eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio.
“Arsenali e dëshiron shumë atë. Çdo lojtar i Atletico Madridit është në treg”, ka thënë fillimisht Di Marzio për Sky Italia.
“Pra, varet shumë nga oferta. Atletico është e hapur për të shitur çdo lojtar nëse oferta është e mirë”.
“Kjo gjithashtu varet nga buxheti – sa mund të përballojë Arsenali ? Dhe sa dëshiron Atletico?”.
“Atletico do të dëshirojë para, kështu që është e vështirë t’i shohësh ata duke bërë një marrëveshje që përfshin lojtarë tjerë si pjesë e saj”.
“Ata janë shumë të zgjuar kur bëhet fjalë për të bërë marrëveshje dhe nuk do të jetë befasi nëse Thomas Partey do të qëndronte”.
“Ai është i ri, ai nuk është si Diego Costa dhe ata mund ta shesin atë vitin e ardhshëm nëse dëshirojnë ose pas dy viteve. Kështu që ata janë nën kontroll”, përfundoi eksperti italian. /Telegrafi/