Ajo është një nga personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.
Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen nga Peja, Arta Nitaj, e cila komentohet vazhdimisht për paraqitjet në rrjete sociale e në veçanti për pushimet luksoze.
Ndonëse është përfolur edhe për pamjen e jashtme, ajo së fundmi ka pranuar një ndërhyrje që ka bërë.
Në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory, ish-aktorja e “O sa mirë” tregon se ka bërë ndërhyrje në buzë.
E njëjta ka publikuar direkt një fotografi të buzëve dhe ka etiketuar qendrën estetike.
Megjithatë, zeshkania nuk është se ka bërë ndonjë ndërhyrje tjetër apo të paktën nuk e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale.
Arta edhe këtë periudhë ka qenë në vëmendje për shkak të pushimeve në Spanjë e Itali. /Telegrafi/