LAJMI I FUNDIT:

Arriti Firefox 9.0

Arriti Firefox 9.0

Versioni i ri i shfletuesit të Mozillas është në dispozicion për shkarkim, e një nga përmirësimet kryesore është avancimi i performancave të JavaScriptit deri në 30 për qind.

Përveç kësaj, është korrigjuar edhe një numër i madh i bug-ëve, e versioni i ri paraqitet në kuadër të ciklit zhvillues të cilin e kanë vendosur në Mozilla, i cili nënkupton versionin e ri për çdo gjashtë muaj.

Ata të cilët përdorin Mac OS X Lion me Firefoxin e ri do të mund të kënaqen me integrimin më të mirë të temave, e për ata, si dhe për të gjithë të tjerët, aty është edhe përkrahja e përmirësuar për HTML5, MathML dhe CSS.

Detajet për avancimet e ndërmarra mund ti gjeni në faqen zyrtare, ku mund të shkarkohet edhe versioni më i ri.


Edhe pse data zyrtare e paraqitjes është 20 dhjetori, për disa shfrytëzues Firefox 9.0 do të jetë në dispozicion gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/