LAJMI I FUNDIT:

Arrin iOS 5.0.2?

Arrin iOS 5.0.2?

Apple sipas pohimeve po bëhet gati edhe për një mbindërtim të iOS 5 me të cilin do të duhej të zgjidhej problemi me kohëzgjatjen e baterisë së iPhone 4S.

Sipas shkrimit të faqeve gjermane Marcekopf, të cilat thirren në inxhinierin e paemëruar të Apple, iOS 5.0.2 do të duhej të paraqitet para javës së ardhshme. Në të vërtetë mbindërtimi i mëparshëm, me shënimin numerik 5.0.1 disa shfrytëzuesve ua ka zgjidhur problemin me kohëzgjatjen e baterisë, por të tjerët thonë se situata është e njëjtë ndoshta edhe më e keqe.

Sipas pohimeve Apple dëshiron që përmes këtyre mbindërtimeve të siguroj kohëzgjatjen e baterisë që do të mundësoj 10 orë përdorim dhe 40 orë pritje në gatishmëri.

Macerkopf gjithashtu thekson se shumë afër është edhe paraqitja e iOS 5.1 që do të sjell komanda të reja zanore për Siri. /Telegrafi/