Albi Mall, pjesë e Albi Group, dhe operatori austriak i kinemave Cineplexx arritën marrëveshjen për hapjen e kinemasë së parë multiplex në Kosovë. Kjo kinema do të fillojë operimin me rastin e kompletimit të projektit ”Albi MALL – Projekti i Zgjerimit 2015”, i cili parashihet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2016.
“Është synim i yni si kompani që gjithnjë të ofrojmë risi për klientët tanë, në këtë rast një risi edhe për të gjithë filmdashësit prishtinas dhe ata nga e gjithë Kosova.
Përmes këtij projekti, Albi MALL prezanton një eksperiencë perëndimore në fushën e kinemasë dhe njëkohësisht me ardhjen e Cineplexx në Kosovë përçohet një mesazh pozitiv te të gjithë investitorët e huaj në tregun e Kosovës në përgjithësi” është shprehur Sutki Humolli – Drejtor gjeneral në Albi Group.
“Ne jemi të kënaqur që kemi gjetur bazën për implementimin e kinemasë së parë multiplex në Kosovë, që gjithashtu është edhe një hap më shumë për të arritur deri te një audiencë e re me kinematë tona Cineplexx. Është më se e nevojshme të kesh një partner të fortë lokal si Albi Group, respektivisht familja Humolli që janë sipërmarrës të shkëlqyer, ne jemi të bindur që me shumë sukses së bashku do ti vëmë themelet e kinemasë në Albi Mall”, tha Christof Papousek, Partner Menaxhues në Cineplexx International GmbH
Cineplexx është kompani familjare austriake e kinemave dhe distribuimit të filmave me qendër në Vjenë. Kompania është themeluar në vitin 1951 dhe ka filluar operimin e parë me kinematë në vitin 1967. Sot Cineplexx operon kryesisht me kinematë multiplex – tip kinemashë me 6 ose më shumë salla, projektim të plotë digjital, kapacitete të gjera 3D dhe standarde të shkëlqyera të shërbimit.
Aktualisht, Cineplexx numeron 114 ekrane jashtë shtetit të origjinës. Shtetet ku kinematë janë prezente dhe operojnë janë shtetet e evropës perëndimore dhe jugelindore.
Ekranet e Cineplexx shfaqin filma në Itali, Sloveni, Kroaci, Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi, Shqiperi ku tanimë edhe Kosova është pjesë e familjes përmes kinemasë multiplex në Albi Mall.
Vlen të theksohet fakti se vetëm gjatë vitit 2014, Cineplexx kinemate kanë përshëndetur rreth 11 milion vizitorë.
Projekti shumëdimensional i zgjerimit në Albi Mall, përveç investimit të lartcekur synon të ketë edhe shumë risi në fushën e rekreacionit, biznesit, gastronomisë, shitjes etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës