Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest

Siç njoftojnë nga MPB, 36 vjeçari i cili është kërkuar me fletarrest për drogë është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën "Ohridska" në Manastir ku policët kanë arrestuar 36 vjeçarin I.M.
Sipas MPB-së, ai është kërkuar me fletarrest me urdhër nga Gjykata Themelore Manastir për mbajtjen e dënimit me burg për veprën penale shitje droge.
Personi është dërguar në Entin Ndëshkimor Përmirësues në Manastir për mbajtjen e dënimit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































