Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është arrestuar një grua kosovare pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Telegrafi/