Amarilda Leka, 33-vjeçarja që ra sot në prangat e policisë është një emër mjaft i njohur për Policinë e Shqipërisë.
Ish-Asistentja e ish-ministres Milena Harito, shtirej si juriste është arrestuar edhe herë të tjera, për të njëjtat arsye teksa ka zhvatur para nga të arrestuar, duke u premtuar se do të ndërhynte tek gjyqtarët dhe do t’u mundësonte atyre lirinë.
Por ëndrra e 33-vjeçares është ndërprerë nga blutë e kryeqytetit që e pikasën sërish Lekën, të përfshirë në një mashtrim.
Dosja.al risjell në vëmendje herët që e reja ka rënë në pranga dhe fabulat e mashtrimit të saj.
Amarilda Leka u arrestua në vitin 2015 pas denoncimeve të shumta ndaj saj dhe është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.
Por si ra në kurth nga denoncimi i saj Leka?
Amarilda Leka, në vitin 2015 arriti që t’i merrte 25 mijë e 500 euro Zef Gjokës, vëllait të të arrestuarit, Xhorxh Gjoka, i cili ishte kapur me drogë. Leka, 30-vjeç në atë kohë mësohet se ka kontaktuar Gjokën dhe i ka thënë se ishte nusja e djalit të ish-ministrit të ndjerë, Luan Hajdaraga, Ervinit, dhe se kishte njohje shumë të forta me gjyqtarët.
Po ashtu në të njëjtën kohë, Leka, që prezantohej me emrin Ilda Leka, arriti të mashtronte edhe një taksist me emrin Liman Koçi, të cilit i premtoi se do t’i lironte djalin nga burgu në këmbim të 42.500 mijë eurove.
Më pas, ‘juristja’ i kishte thënë Gjokës dhe Koçit që të shkonin te dera e burgut dhe të prisnin pasi nga momenti në moment të afërmit e tyre do të liroheshin. Por kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë pasi paratë, e reja i shpenzonte për jetë luksi…
Dy të mashtruarit filluan të kërkonin llogari për paratë e tyre. Por në vend që t’ua kthente, Leka i kërkoi Koçit edhe një tjetër pagesë prej 8000 eurosh.
“S’kam taksirat të më bësh gol ti me 8 mijë euro,”- është zbuluar t’i ketë thënë taksisti në një nga bisedat me ‘juristen’.
Ndërsa e reja ia ka thyer: Lart janë të pakënaqur, por unë do t’i marr borxh nga një afërmi im dhe e mbyllim këtë punë.
Por presionet u shtuan ndaj Amarilda Lekës, dhe kjo e fundit e ndjerë nën presion, ka bërë një kallëzim për kanosje ndaj Gjokës dhe Koçit, teksa u shpreh para policisë se ata e kërcënonin dhe se donin ta vrisnin. Tabulatet telefonike dhe të dhëna të tjera të zbuluara nga grupi hetimor dolën në rezultatin se dy të sipërpërmendurit, jo vetëm që nuk e kërcënonin me jetë por që kërkonin me të drejtë paratë e tyre mbrapsht.
Bashkë më Amarilda Lekën në këtë rast u dënuan për ryshfet edhe Gjoka me Koçin, me nga katër muaj burg secili.
Gjatë kësaj kohe, Amarilda Leka ishte sekretare e shtabit elektoral të PS-së në Tiranë, ‘asistente’ e ish-Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito. Por më 2 tetor të këtij viti, Harito e përgënjeshtroi këtë gjë duke u shprehur se Leka nuk ishte sekretare e shtabit elektoral të PS-së në Tiranë, por thjesht aktiviste e PS-së.
“Amarilda Leka, e arrestuar sot paradite nga policia nuk ka qenë sekretare elektorale e PS-së, por një aktiviste e kësaj partie si dhjetëra mijëra të tillë në Tiranë. Po ashtu ajo nuk ka pasur asnjëherë, ndonjë detyrë në asnjë nga stafet e agjencive në varësi të Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Prezumimi i pafajësisë është një parim themelor i të drejtave të njeriut dhe fajësia apo jo e kësaj shtetaseje për akuzën për të cilën është arrestuar është kompetencë e organeve të drejtësisë. Pavarësisht kësaj, një gjë është e qartë për të gjithë: Koha kur militantizmi politik përdorej si mburojë për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor për shkeljet apo krimet e kryera, ka perënduar një herë e mirë në 23 qershor 2013. Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit pavarësisht nëse janë mbështetës të Qeverisë apo opozitës dhe gjithkush mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryen në jetën e tij të përditshme,”- shkruante në 2 tetor 2015 Milena Harito.
Edhe Ervin Hajdaraga, djali i ish-ministrit që në atë kohë punonte psikolog te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,deklaroi se nuk kishte lidhje falë me vajzën në fjalë.
“U njoha përmes gazetës me personin që kishte përdorur emrin tim. Ishte sa e hidhur aq dhe qesharake, sepse unë me këtë person nuk e njoh fare, s’kam asnjë lidhje. Kur e pashë më erdhi për të qeshur, sepse s’mund ta merrja seriozisht. Edhe gjykata nuk e ka marrë seriozisht këtë mashtruese sepse do më kishte thirrur për një verifikim,”- mësohet të jetë shprehur ai.
Sot Amarilda Leka është vënë sërish në pranga pasi i kishte marrë 50 mijë euro të afërmit një të dënuari për vrasje me inicialet A.M., i cili e vuan dënimin e tij në Bënçë të Tepelenës me premtimin se do të ndërhynte tek gjyqtarët për lirimin e tij. Ajo pritet të përballet me akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë