LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Mitrovicë

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Mitrovicë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen në tentativë, që ndodhi të premten në mbrëmje në Mitrovicë.

Lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes  janë gjetur dhe konfiskuar  dy gëzhoja.

“Vepra penale ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45,  në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri  në drejtim të veturës së ankuesit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale në veturën e ankuesit nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.


Ndërsa, si rezultat i ndërveprimeve policore pas dy orëve nga njësia policore e Trafikut Rrugor në zonën e Skenderajt është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari V. J., 22 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdor në veprën penale.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori