Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një person mashkull nga Kosova, i dyshuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual ndaj fëmijëve përmes rrjeteve sociale.

Pas intervistimit të të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.


Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo përmbajtje të dyshimtë që lidhet me keqpërdorimin e fëmijëve dhe kujdes të shtuar gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. /Telegrafi/