LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë tifozë të dyshuar për huliganizëm në ndeshjen Prishtina – Trepça

Arrestohen pesë tifozë të dyshuar për huliganizëm në ndeshjen Prishtina – Trepça

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për huliganizëm në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Trepçës.

Një përleshje e madhe ndodhi mes dy tifozëve, ‘Plisat’ që ishin në cilësinë e vendasëve dhe ‘Torcida’ në cilësinë e tifozëve mysafirë.

Në atë ndeshje u shkaktuan dëme të mëdha, ku tifozët lënduan edhe katër zyrtarë policorë me hedhjen e gjësendeve në parket.


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë tifozë tanimë, ku tre nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit.

Ndërkohë sipas PK hetimet për rastin në fjalë janë duke vazhduar ende me qëllim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Arrestohen pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm

Me datën 11.12.2022, rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Informacion shtesë:

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me incidentin dhe dëmin e konsiderueshëm që është shkaktuar në rastin e sipër shënuar.
Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është bërë ri-cilësimi i veprës penale në Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.
Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së,
kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona të dyshuar :
– A.B. mashkull, 30 vjeç dhe
-A.B. mashkull, 25 vjeç,
K.R, mashkull, 31 vjeç,
B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe
F.T, mashkull, 29 vjeç,

tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori