Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë
MPB Maqedoni njofton se me datë sot (22 shkurt) në ora 03:10 në rrugën “Vasko Karangeleski” në Prilep, zyrtarë policorë nga i kanë arrestuar D.Xh.(36) dhe K.Sh.(42), të dy nga Prilepi.
"Ata janë gjetur duke kryer një vjedhje në një objekt shëndetësor në Prilep dhe me to janë gjetur sende metalike dhe të mprehta".
"Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës", thonë nga MPB.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























