Site icon Telegrafi

Rasti i së moshuarës, ndalohet personi i tretë, policia merr autorizim për intervistimin e stafit dhe pacientëve

E plotësuar: Pas qarkullimi të një video-incizimi, ku shihet derisa keqtrajtohet mizorisht një grua e moshuar në nj qendër për të moshuar në Pejë, policia dhe prokuroria e kanë filluar punën menjëherë për t’u marrë me rastin.

Fillimisht, u arrestuar vajza e cila shihej duke përdorur dhunë fizike ndaj gruas, si dhe si dhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve në Pejë si e dyshuar për mosraportim të rastit.

Pos këtyre dy personave, është ndaluar edhe personi i tretë për incizim të paautorizuar.

Policia e Kosovës, është autorizuar që ta intervistojë të gjithë personelin e Qendrës për të Moshuar ku ka ndodhur rasti dhe po ashtu të gjithë pacientët e kësaj qendre.

Arrestohen dy të dyshuara për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kryeprokurori i kësaj Prokurorie, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Pejë, për veprimet e ndërmarra rreth kësaj çështje penale do të njoftojë me kohë opinionin publik”, thuhet në njoftim.

Edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqeve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare.

“Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë /Telegrafi/

Exit mobile version