Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit, pasi dyshohet se janë parë duke shtënë me armë zjarri në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: tri pushkë, një pistoletë, një karikator i armës AK-47, nëntë gëzhoja dhe 207 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.


Të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet përkatëse. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/