Procedura që e ka udhëhequr policia të hënën me emrin kodues “Erasmus”, me 6 qershor, kundër gjashtë profesorëve, një asistenti dhe një të punësuarit në restorantin e Fakultetit Ekonomik të UKM-së, pa dyshim kishte elemente të spektaklit. Vend parkimi i Fakultetit Juridik ishte skenë publike me potencialisht mijëra njerëz (!), larg nga ai Ekonomik, rreth UKM-së ishte komplet skenë teatrale ku profesori i dyshuar ishte shëtitur me orë, deri sa zgjati dita. Kur u errësua policia e mbylli skenën.
Më së paku shtatë orë (sipas mediumeve – prej orës 14 deri ora 21) policia e ka mbajtur profesorin e Fakultetit Ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev dhe nuk lejonte që të largohej prej kampusit të Universitetit. Gjatë asaj kohe nuk kishte përgjigje nëse është arrestuar, gjegjësisht i privuar nga liria, ose, një gjë e tillë mund të pritet në një të ardhme të afërt deri sa të gjenden faktet e kërkuara? Gjegjësisht, parashtrohet pyetja pse kontrolli zgjati aq gjatë, më pas pse bëhet në kohën më frekuentuese dhe në vend publik, gjegjësisht në një “skenë” që do ju bie në sy studentëve, kalimtarëve të rastit dhe, sigurisht kamerave televizive! Është dilemë e hapur nëse të dyshuarit i janë rrezikuar në atë moment edhe të drejtat e tij, kur një gjë që mund të bëhej larg syve të publikut u bë reality show, e cila tërhoqi vëmendje të madhe edhe atë në momentin kur presidenti i shtetit do të jepte deklaratë për tërheqjen e plotë të abolimit?
Kur unë ju ligjëroj studentëve të mi, çdo herë ju them se veprimet hulumtuese dhe arrestimet sipas rregullave janë të fshehta dhe duhet maksimalisht të ruhet emri dhe imazhi i të arrestuarit, gjegjësisht i të dyshuarit – na thotë profesori për siguri Vlladimir Pivovarov. – Por, te ne, për fat të keq, arrestimi publik është rregull.
Sipas raportimit të Tv Nova profesori Shuklev, përndryshe dekani shumëvjeçarë i Fakultetit Ekonomik “disa herë ka qenë i dërguar deri te parkimi, pastaj përsëri është kthyer mbrapa në fakultet. Inspektorët policorë kanë kontrolluar kabinetin e Shuklevit, kanë qenë në gjurmë të dëshmive për dyshimet për mitmarrje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kërkimet kanë vazhduar edhe në veturën e tij, me të cilën policia së bashku me Shuklevin që e drejtonte mjetin u vendosën në pjesën e pasme të fakultetit Ekonomik”.
Aksioni policorë kundër Shuklevit sipas raportimeve u zhvillua në vend parkim edhe atë në pjesën e përparme, kah bulevardi Goce Delçev, jo në vendin ku Shuklev dhe kolegët e tij zakonisht parkohen, afër kabinetit të tij dhe në hapësirën e rezervuar për të?! Sikur dikush të priste këtë pozicion të veturës ose thjeshtë e ka vendos në kurth?! Kjo pozitë, një lloj i skenës verore teatrale, u shndërrua në mundësi për torturë, por edhe në mundësi të zmadhimit të procesit, sepse, nëse në mes vend parkimit të Ekonomikut dhe hapësirës së tij ka dhjetëra metra, mes veturës së parkuar në fakultetin Juridik dhe atij Ekonomik ka sigurisht 300-400 metra dhe kërkohet lëvizje me radius të gjerë, vend i cili në atë kohë është shumë i frekuentuar! Kjo ka qenë thjeshtë një shfaqje për poshtërim të profesorit, e cila është dashur të zgjat, zgjat, zgjat…
Nëse kontrolli i veturës sipas natyrës së hulumtimit, është punë e ndërlikuar, ajo merret dhe dërgohet në një garazh special të policisë, ku gjenden të gjitha instrumentet e nevojshme për kontroll të saj. Kontrolli në vend ngjarje, nëse është i domosdoshëm për sigurim të fakteve, sigurisht që zhvillohet për kohë të shkurtër, veçanërisht kur dihet se çfarë kërkohet – thotë profesori Pivovarov.
Endja e të dyshuarit andej – këndej rreth fakultetit për shkenca shoqërore i ngjanë një procesit të uljes së imazhit të profesorit Shuklev. Pse policia do ta dërgonte në kabinet dhe më pas do ta kthente në veturë që të mar, sipas incizimeve të Tv Nova, “një letër”, e kështu me radhë disa herë? Pse ishin të nevojshme aq shumë vetura policore dhe polic civil dhe me uniformë? Të kompletohet spektakli? Madje, gazetarët vërejtën praninë e veturave plotësuese policore, sikur të zhvillohej ndonjë “luftë”?
Gjegjësisht ndaj të dyshuarit duhet të jesh human dhe maksimalisht duhet të mbrohet dinjiteti i tij dhe të drejtat. Pa marrë parasysh nëse i është dhënë vendim për paraburgim, a është konsideruar si bisedë ose e ngjashme, të drejtat e tij gjatë gjithë kohës kanë qenë të rrezikuara. Mundet që në bazë të të gjitha rrethanave të mos flasim për torturë, por sigurisht mund të flasim për rrezikimin e lirisë së lëvizjes që ka zgjatur gjatë kohë – shpjegon Gjykatësja shumëvjeçarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Strasburg, Margarita Caca – Nikollovska dhe shton se ai gjatë gjithë kohës ka pasur të drejtën e një avokati, dhe nga incizimet nuk shihet nëse i’a kanë siguruar një. Në ato orë – thotë Caca, diametri i lëvizjes së tij ka qenë i ngushtuar dhe në një farë forme i është kufizuar liria e lëvizjes. Në gjykatën e Strasburgut dinë për atë të se dyshuarit janë dërguar nëpër ishuj edhe atje kanë mundur të lëvizin, por në një far forme ai është “burg më i hapur”!
Në pres – konferencën e ditës së nesërme (07.06.2016) ministri Çavkov i përshkruajti veprimet e ditës së parë si “13 kërkime në 7 shtëpitë e të dyshuarve (që do të thotë se nuk kanë të bëjnë me kampusin), në 4 kabinete, në byfe dhe në hapësirat për pyetje studentore. Te vetura e njërit prej të dyshuarve janë gjetur 1000 euro. Te tjetri është gjetur telefon celular, që sipas Çavkovit, është lëndë për vepër penale. Në kabinetin e një profesori janë gjetur 4 indekse të studentëve, për deri sa në shtëpinë e njërit profesor është gjetur një indeks. Në byfenë e fakultetit janë gjetur dy fletëparaqitje për provim, ndërsa nga pyetjet e studentëve janë marrë 17 dosje të vitit të parë. Është gjetur edhe një fletore shënimesh me emrat dhe numrat amë të studentëve, transmeton Portalb.
Pothuajse asgjë e paraqitur si aktivitet nuk jep përgjigje se pse profesor Shuklev është mbajtur aq gjatë në vend publik? Nëse një pjesë e asaj që e përcolli ministri është gjetur tek ai në veturë (nëse është e tij dhe nëse janë ato një mijë euro, vetëm supozojmë) për atë do të duhej të harxhohen ndoshta 10 minuta!?
A kemi vazhdim të arrestimeve si praktika famëkeqe të cilat i realizonte paraardhësja e Çavkovit në kolltukun e ministrisë?
Kjo ngjarje ngjall edhe momente të tjera që meritojnë pasqyrim, si për shembull, a është rrënuar autonomia e universitetit (dekani i fakultetit nuk ka qenë i njoftuar për investigimin dhe për këtë është informuar nga mediumet), si janë zbardhur identitetet (inicialet, duke pasur parasysh numrin e kufizuar të profesorëve të Ekonomikut praktikisht nuk ofrojnë mbrojte, mbi të gjitha, të përmendura edhe nëpër mediume edhe “elementet” ndihmëse për njohje, sikur të bëhej fjalë për kuis, si “matematicient” apo “akademik”) të të dyshuarve më të cilët ende nuk kishin pasur kontakt dhe kundër të cilëve nuk është marrë asnjë veprim, sepse gazetarët kanë kontaktuar me to në telefon.
Të dyshuarit tjerë janë ftuar në një bisedë informative ditën tjetër, shumë më vonë pas komunikatës së PTHP-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë