‘Mbreti’ i narkotikëve, Dorian Petoku, u arratis nga qendra ku po i nënshtrohej terapisë në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.
34-vjeçari shqiptar ishte mik i Fabrizio Piscitelli, me pseudonimin “Diabolik”, i cili u vra gjatë një prite që iu bë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore.
Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale, sipas La Repubblica, transmeton Top Channel.
I rritur në Lezhë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio.
Kushëriri i bosit shqiptar të drogës, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian.
Ai u bë i njohur në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.
Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli dhe Dorian Petoku.
Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, temë kryesore e bisedës ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.
Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Operacioni i quajtur “Brazili me kosto të ulët” përfshin mbërritjen në Itali të 7 tonëve kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.
Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge.
Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg, u konstatua se kishte të njëjtin problem të varësisë nga droga.
Pavarësisht kundërshtisë së Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës.
Petoku arriti të arratisej, duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë. /Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit