Një armëpushim i brishtë midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës hyri në fuqi në janar.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Hamasin të martën se Izraeli do t’i jepte fund armëpushimit në Gaza nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk do të ktheheshin, siç ishte planifikuar deri të shtunën.
“Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë, armëpushimi do të përfundojë dhe IDF do t’i kthehet luftimeve intensive deri në një fitore përfundimtare ndaj Hamasit”, tha Netanyahu.
Ai shtoi se kishte urdhëruar trupat izraelite të grumbulloheshin brenda dhe rreth Gazës, në përgjigje të njoftimit të Hamasit se do të shtynte lirimin e pengjeve deri në një njoftim tjetër, transmeton Telegrafi.
Hamasi tha të hënën se do të shtyjë lirimin e planifikuar të tre pengjeve izraelitë të shtunën, duke përmendur pretendimet se Izraeli kishte shkelur kushtet e një marrëveshjeje të brishtë të armëpushimit midis dyshes.
Në përgjigje të komenteve të Netanyahut, Hamasi tha se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe se Izraeli ishte përgjegjës për “çdo ndërlikim dhe vonesë”.
Grupi militant ka akuzuar Izraelin për shkelje të pjesëve të marrëveshjes trejavore të vjetër – duke përfshirë bllokimin e ndihmave kritike humanitare nga hyrja në Rripin e Gazës.
Izraeli ka mohuar vazhdimisht pretendimet se po rrezikonte armëpushimin.
Komentet e liderit izraelit vijnë, pasi presidenti amerikan Donald Trump pohoi se marrëveshja e armëpushimit duhet të anulohet nëse Hamasi nuk i kthen pengjet.
Komentet e tij në dukje e kanë trimëruar Netanyahun, i cili deklaroi pas një takimi katërorësh me kabinetin e tij të sigurisë të martën, se ai “e mirëpriti kërkesën e presidentit Trump”.
Është e paqartë nëse ultimatumi i Netanyahut i referohet të gjithë 76 pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës apo vetëm tre, që ishin planifikuar të liroheshin gjatë fundjavës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Skandal i ri në administratën Trump: Hegseth e mori gruan në takime me ushtarakë të huaj

Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Një grua u shpëtua nga rrënojat pas 30 orësh - tërmeti ka marrë jetën e mbi 1600 personave në Mianmar

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata