Mbrojtësi i njohur Armend Dallku i ka dhënë fund karrierës si futbollist pas 20 vitesh si lojtar profesionist.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi në të cilin militoi Dallku në tri vitet e fundit.
Ai ka treguar arsyet e largimit nga futbolli në një intervistë të gjatë në faqen zyrtare të FC Prishtinës.

“Kur isha kthyer nga Ukraina në Kosovë më 2016, nuk isha i vendosur se do të vazhdoja me futboll, por së bashku me Debatikun pas bisedave me kryetarin Ejupi, pata marr vendim që t’i ndihmoja për një vit klubit që të rikthente titullin pas disa vitesh mungesë. Nuk e arritëm vitin e parë. E tentuam edhe vitin e dytë. E provuam edhe vitin e tretë dhe në dy vite rresht titullin e humbëm në ndeshjen e fundit. Dhe, kjo personalisht për mua do të jetë peng i madh në karrierën time, normalisht edhe për klubin, sepse me të vërtet, siç thuhet, kam provuat të jap atomin e fundit, si në aspektin moral, organizativ, duke tentuar të mbaj ekipin në dispozicion, sepse isha edhe kapiten i ekipit”.
“E ndoshta ndonjëherë, si në stërvitje, apo ndeshje, toni im ishte më i lartë kundër iks-lojtarëve. Mirëpo, duke u nisur që në jetë jam maksimalist kërkues, duke u nisur nga vetja e familja, gjithmonë kërkoj më të mirën, e që shpesh, fatkeqësisht, u kuptua që unë u bërtas futbollistëve duke e menduar se e bëja edhe me vetëdije të plotë apo dashakeqësi. Por, parimisht, gjithmonë më i mirë është ai që të bërtet, sesa ai që gjithmonë ta bënë rrafsh. Pra, e vërteta është që gjithmonë tendenca ka qenë për t’u përmirësuar, për të arritur sukses maksimal, duke u nisur nga vetja dhe nga klubi, sepse Prishtina dihet që gjithmonë e kërkon vetëm maksimumin”.

“Dua që t’i falënderoj të gjithë në klub, bashkëlojtarët, të gjithë trajnerët nga fillimi e deri te udhëheqja e klubit e posaçërisht punëtorët e klubit që gjithmonë kanë qëndruar afër lojtarëve në problemet e ndryshme e që kanë qenë të shumta e të mëdha e që publiku nuk i ka ditur dhe si çdo klub tjetër i kemi mbajtur larg syve dhe kjo qenë ndër meritat kryesore të brendësisë së një klubi”.
“I falënderoj t’i gjithë bashkëlojtarët dhe Armendi u kërkon falje nëse ndonjëri ndonjëherë është prekur nga unë, e potencoj, gjithmonë qëllimi im ka qenë për të mirë, për t’u përmirësuar që të mësohen me atë profesionalizmin sportiv e që besoj shumë se gjithmonë e kam nisur dhe dëshmuar nga vetja ime, si në trening, qasje të punës dhe angazhim. Thjesht, unë edhe sot e kam moto, nga momenti i zgjimit nga gjumi kam kërkuar maksimumin e ditës, ta shfrytëzosh ditën dhe mos ta humbësh kot. Gjithmonë jam nisur nga vetja që në momentin e nisjes në stërvitje duke e demonstruar personalisht, sepse tjetër gjë është të bërtasësh e në anën tjetër mos të bësh asgjë. Besoj se me veprat e mia në fushë e kam dëshmuar se kam dhënë maksimumin. Sidomos besoj me përformancën e tre viteve kemi dëshmuar se kemi qenë mbrojtja më e mirë në Superligë duke pësuar bindshëm më së pakti gola”.

“Duhet t’i falënderoj të gjithë publikun futbolldashës të Kosovës, e posaçërisht atë prishtinas, e sidomos tifozët tanë që na kanë përkrahur maksimalisht në çdo ndeshje, Armendi ka provuar në të gjitha mënyrat e mundshme që i ka pasur në dispozicion, me gjithë shumë probleme, e potencoj, shumë problemeve që kemi hasur, që klubi t’i arrijë majat. Mirëpo, aq kanë qenë mundësitë e mia. Unë i dëshiroj klubit shumë suksese dhe shumë fat, sepse fati në futboll është shumë me rëndësi duke shpresuar që viteve të ardhshme klubi të arrijë majat që i kam pretenduar edhe unë vet këtu”.
“Duke iu referuar edhe fjalëve të nënkryetarit Muçiqi, se ne jemi kampion moral, pajtohem me të dhe kjo ma lehtëson pak dhimbjen në thonjëza, sepse neve njeri nuk na ka fal asnjë rivënie nga auti apo mos të them një faull, pra nuk kemi pasur asnjë dhuratë nga askush dhe të gjitha që i kemi arritur i kemi arritur pos me djersën tonë e duke e pru kampionatin për dy vite rresht deri në ndeshjen e fundit. Por, kështu ka qenë e shkruar, jeta vazhdon dhe Armendi me futbollin vazhdon”.

“Vetë jeta ime, karriera ime, unë si person, identifikohem si sportist dhe kërkuese maksimalist. Për mua tani fillon etapë e re, nuk do t’i ndahem futbollit dhe do të shoh se cila është mënyra më e mira për mua të gjej vetën në futboll e ku besoj se e kam një përvojë të madhe e të gjatë jetësore, sepse nuk janë pak më tepër se 500 ndeshje të mia, duke më ndihmuar nga krejt kjo eksperiencë me ekipet ku kam luajtur, me trajnerët që kam pasur, që këtë eksperiencë ta barti në gjeneratat e reja”, ka thënë Dallku në faqen zyrtare të FC Prishtinës.
Ai në karrierën e tij ka zhvilluar 535 ndeshje me klube si Prishtina, Elbasani dhe Vorlska.
Dallku ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare për 10 vite duke zhvilluar 61 ndeshje dhe duke shënuar një gol. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon – ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Astrit Selmani vazhdon me formën e shkëlqyer në Rumani – shënon golin e radhës me fanellën e Dinamo Bukuresht

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa