Site icon Telegrafi

Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është konfirmuar si lojtar i ri i Evertonit, ndërsa Raheem Sterling është transferuar te Arsenali.

Dje (e premte) ishte dita e fundit e afatit kalimtar dhe deri në orën 23:00, shumica e klubeve në kampionate evropiane ishin në punë për të mbyllur goditjet e fundit.

Megjithatë, disa transferime mbeten pezull shkaku i kompletimit të dokumentacioneve dhe zyrtarizimi i tyre erdhi vetëm pas mesnate.

I tillë është transferimi i sulmuesit shqiptar, Armando Broja, i cili kaloi nga Chelsea te Evertoni si huazim me të drejt blerje në fund të sezonit.

 

“Everton ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit të Chelseat, Armando Broja në huazim për sezonin 2024/25, me një opsion për ta bërë këtë lëvizje të përhershme verën e ardhshme”, thuhet në njoftim.

E drejta e blerjes thuhet se është vendosur në 30 milionë funte apo rreth 35 milionë euro.

Njësoj ka ndodhur edhe me situatën e Sterling, i cili vetëm pas mesnate u konfirmua huazimi i tij nga Chelsea te Arsenali.

“Raheem Sterling na është bashkuar në një huazim për një sezon nga Chelsea”, thuhet në njoftimin e Arsenalit, teksa detaje tjera nuk ceken. /Telegrafi/

 

Exit mobile version