Xhamia e Ballies në Elbasan ka marrë çmimin e parë për “Arkitekturën më të bukur fetare në botë” në garën ndërkombëtare “Building of the Year 2025” të organizuar nga “ArchDaily”, platforma më e madhe globale për arkitekturë dhe dizajn.
Kjo xhami e ndërtuar në vitin 1608 e shembur gjatë diktaturës dhe e rindërtuar në 2022 është një nga objektet e kultit me vlera unike. Hartuesit janë kujdesur të ndërthurin arkitekturën tradicionale islame me elementet moderne, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për besimtarët dhe një vepër arti arkitekturore të jashtëzakonshme.
“Ne kemi dashur që të interpretojmë dimensionin e kohës si një koncept shumë të rëndësishëm ne parimet islame, nëpërmjet elementeve të ndryshëm dhe nëpërmjet ndjesisë që përçon çdo besimtarë në kohën që ai shpenzon ne ketë xhami. Kemi dashur që te interpretojmë kohën me materialet që kemi përdorur ne ketë xhami, si në ato materiale që kemi përdor ne ambientet e brendshme ashtu dhe jashtë. Si bakri një element i cili me kalimin e kohës fiton me shumë dinjitet, që duke kaluar procese kimike behet me i hijshëm”, thotë Jurtin Hajro, arkitekt.
Xhamia Ballies ndërtuar nga Hasan Balliu, është e njohur edhe si “xhamia blu” për bukurinë dhe madhështinë që ka pasur, sidomos minarenë e saj, e cila ka pasur një model dekorativ origjinal që ishte i veçantë për kohën. Pas shumë vitesh, Xhamia e Ballies është ringritur në një version të ri dhe më madhështor, duke ruajtur dhe përforcuar identitetin e saj.
“Xhamia Ballies është një nga xhamitë me të vjetra të Elbasanit, por për të ardhur keq si të gjitha objektet e kultit u shkatërrua nga sistemi komunist atëherë. Por fale zotit falë përpjekjeve tona u rindërtua po ne ketë vend ku ka qene xhamia Ballies. Dhe ajo që na gëzon më shumë është që duke qene xhamia Ballies ka qene një nga xhamitë me te bukura, ne fituam këtë çmim si xhamia me e bukur në rang botëror. Kjo është një krenari dhe respekt”, shprehet Agim Duka, Myftiu i Elbasanit.
Si i vetmi objekt kulti në Evropë që ka fituar këtë çmim, xhamia tashmë është vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke dëshmuar se trashëgimia dhe arkitektura shqiptare kanë një vend të rëndësishëm në skenën globale./Euronews Albania
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Kallëzimi i dytë penal ndaj Sali Berishës në SPAK, lajmërohet djali i vëllait të Fatmir Haklajt

Pse janë shtuar sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga qytetarët?

Kongresmeni Lawler: SHBA-ja nuk ndërhyn në formimin e Qeverisë së Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?