Zbulimi i 32 skeleteve që i përkasin kulturës Moche dhe Lambayeque të Perusë së lashtë, është gjetur se shumicës prej tyre iu mungonin shputat e këmbëve.
Besohet se këtyre trupave, shumica prej të cilëve ishin fëmijë, iu largoheshin gjymtyrët pas vdekjes, që të shfrytëzohen për të bërë stoli, transmeton Telegrafi.
Praktika e zymtë ishte shumë e hapur në këtë civilizim, pasi kockat e vogla ktheheshin në dekorime, që iu vendoseshin anëtarëve që mbijetonin.
Marrja e kockave të trupave për stoli, ishte shumë e përhapur në banorët e lashtë hispanikë. Në varret e hapura së fundmi, u gjetën edhe mjete për të punuar tekstil, që ishin ndërtuar nga eshtrat e njerëzve.
Bashkë me këto gjetje, arkeologët gjetën edhe 40 urna të mbuluara me batanije, brenda së cilave kishte pjesë të alpacave dhe lamave. Por, këto ende nuk dihet se për çfarë përdoreshin.
Të gjitha urnat qeramike, besohet se ishin për përdorim të përditshëm, pasi pranë tyre u gjetën lugë dhe mjete tjera për përgatitjen e ushqimit. /Telegrafi/