Site icon Telegrafi

Arilena Ara me koreografi ‘të zjarrtë’ dhe lëvizje provokuese shfaqet në klipin “Aligator”

Foto: Arilena Ara/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga me titull “Aligator” është vetëm një nga këngët e reja të albumit të saj më të ri në ardhje “Pop Art”, i cili do të jetë i gatshëm shumë shpejt për publikun.

Për këtë projekt ajo ka bashkëpunuar me producentin Mixey dhe Darko Dimitrov, gjersa teksti i këngës është shkruar nga plot katër persona: Arilena, Mixey, Endrit Mumajesi – MUMA dhe Ylli Limani.

Duke u shfaqur gjithmonë me diçka të re për fansat e saj, edhe këtë herë Arilena i befasoi fansat me një paraqitje ndryshe në klipin e këngës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Meqenëse kënga ka një ritëm të shpejt, këngëtarja shkodrane vendosi që në videon muzikore “Aligator” të vijë me një koreografi të detajuar.

Foto: Arilena Ara/YouTube

I gjithë klipi është realizuar nën ngjyrat bardhë e zi, teksa performanca në të cilën ajo dhe balerinët shfaqen, duket mjaft e shpejtë dhe me lëvizje provokuese.

Duke qenë një fanatike e ushtrimeve në palestër, ky klip ishte momenti më i mirë që Arilena të vinte në pah trupin e saj të tonifikuar, të lakmuar nga shumë femra.

Foto: Arilena Ara/YouTube

Koreografia e këtij klipi është realizuar nga Tan Brama dhe Alexia Stoli, gjersa ana vizuale e projektit i është besuar produksionit, Imagine Films.

Foto: Arilena Ara/YouTube

Përveç këngëve solo, albumi “Pop Art” pritet të ketë edhe shumë bashkëpunimeve të bujshme, një prej të cilëve (“Murderer” me Noizyn) është publikuar, teksa katër bashkëpunime të tjera me artistët Gjon’s Tears, Wendy, Dafina Zeqiri dhe 2po2 janë në ardhje. /Telegrafi/

Kopertina e albumit “Pop Art” nga Arilena (Foto: Arilena/Instagram)
Exit mobile version