Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme me të momentit në botë.

Bëhet fjalë për Ariana Granden, e cila po vazhdon të korr suksese në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.


“Thank U, Next” është bërë kënga më e shpejtë në historinë e Spotify që kaloi 100 milionë dëgjime.

ariana 1 e1525331748838

Zeshkania këngën e publikoi në fillim të muajit nëntor dhe rrëfen marrëdhëniet me ish të dashurit,
Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller.

Kjo ka bërë që të thyej edhe rekordin e Taylor Swiftit, si kënga më e dëgjuar të një artisteje në një ditë të vetme me 9.6 milionë dëgjime.

Ndryshe, Grande është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/