Dy zonjat kryesore të “Wicked”, Ariana Grande dhe Cynthia Erivo, janë fotografuar së bashku në xhirimet e këtij filmi.
Këngëtarja, 29 vjeçare dhe ylli i teatrit, 36 vjeçare, kanë qenë të zëna me xhirimet e skenave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar veçmas gjatë dy muajve të fundit.
Por Glinda dhe Elphaba u ribashkuan në fillim të kësaj jave, ndërsa xhirimet e projektit po vazhdojnë.
Ariana dukej befasuese teksa u shndërrua në personazhin e Glindas. Flokët e saj më të errëta janë lyer bionde për këtë rol.
Ajo kishte veshur një pallto saten rozë dhe një grim magjepsës, i cili ishte një kontrast i fortë me veshjen e Cynthias dhe ngjyrën e gjelbër të fytyrës.
“Wicked” është i bazuar në romanin e Maguire të vitit 1995 me të njëjtin emër dhe u shfaq për herë të parë në Broadëay në 2003.
Michelle Yeoh dhe Jeff Goldblum do të shfaqen gjithashtu në filmin, i cili do të shfaqet në fund të vitit të ardhshëm.
Jonathan Bailey shfaqet si Fiyero Tigelaar, i cili fejohet me Glindan në shfaqjen dhe filmin “Wicked”, edhe pse dashuria e tij e vërtetë për Elphaba e largon atë nga ajo.
Më vonë, ai bëhet personazhi i njohur si Scarecrow, i cili u luajt nga Ray Bolger në filmin me Judy Garland.
Të përfshirë në kast janë edhe: Bown Yang, Adam James, Keala Settle dhe Bronwyn James.
Filmi i parë është vendosur të shfaqet në kinema më 27 nëntor 2024, ndërsa kapitulli i dytë do të mbërrijë në dhjetor të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/