Argeta, pashteta numër 1 në Europë dhe Korporata Buçaj, bashkuan forcat dhe themeluan fondacionin #Houses4Kosovo, e cila ndihmon familjet në nevojë për të filluar një jetë më të mirë. Nga çdo Argeta e shitur në vitin e kaluar, 1 cent u dhurua në fondacionin i cili në fund mblodhi një shumë prej 150.326 €, dhe u përdorën për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha.
Në shumë përralla, dashuria është elementi që e mban familjen së bashku dhe e mbron atë nga gjithçka. Përfshirë edhe të ftohtit. Por vetëm dashuria nuk është e mjaftueshme. Për të ndihmuar dashurinë që të bëjë magjinë e saj, çdo familje duhet të ketë një vend të sigurt dhe të ngrohtë për të jetuar. Një vend i quajtur shtëpi.
Në Kosovë, ka më shumë se 8.2% e njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme në më pak se 1,02 € në ditë dhe 29% e popullsisë jeton në varfëri relative, dmth 27,609 familje jetojnë nga skemat e përfitimeve sociale.
Vitin e kaluar Argeta, pashteta numër 1 në Europë, bashkoi forcat me Korporatën Buçaj për të krijuar diçka madhështore. Duke ditur që nuk ka Argeta pa një komunitet, dhe duke e ditur se brendi dhe njerëzit shkojnë së bashku, arritën një marrëveshje bashkëpunimi.
Plani ishte i thjeshtë: për 1 vit rresht, 1 cent nga çdo Argeta e shitur shkon drejt fondit #Houses4Kosovo (Shtëpi për Kosovën), që ndihmon në ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë. Sigurimi i shtëpive të ngrohta dhe të sigurta u bë misioni ynë dhe sjellja e një buzëqeshjeje në fytyrat e familjeve u bë qëllimi ynë.
Në periudhën 1 vjeçare, ne arritëm të mbledhim 150.326 €, që mundësuan ndërtimin e 2 shtëpive në qytetin e Mitrovicës, 2 në Podujevë, dhe 1 në Gjilan.
Familja e Ilir Brahimit dhe Ajshe Dibranit ishin ndër familjet e para që hynë në shtëpitë e reja, ndërsa 3 shtëpi të tjera janë në fazën e fundit të ndërtimit. Të dy familjet, ajo e Ilirit dhe Ajshes, u zhvendosën nga një vend jo i sigurt, i ftohtë, i vogël dhe i mykur në një shtëpi plotësisht të re, ku edhe mund të fillojnë një jetë më të mirë.
Momentet e tilla janë për t’u festuar dhe asnjeherë nuk janë të mjaftueshme.
Ju faleminderit, konsumator të Argetës, për besimin tuaj, ndihmën tuaj dhe që i’u bashkuat rrugëtimit tonë për ta bërë botën një vend më të mirë.
Partnerët
Ky projekt është mbështetur edhe nga partnerët të cilët kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për këtë nismë dhe për të ndihmuar që ky projekt të bëhet më i sukseshëm:
Partnërët e këtij projekti kanë qenë: Komuna të qyteteve të Republikës së Kosovës, Ipko, RTV 21, Gjirafa, Entermedia, Emona Center, Meridian Express dhe Albi Market.
Për më shumë, ju lutem vizitoni www.houses4kosovo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës