Pas masave paraprake të marra nga mjekët, ai është shtruar në Psikiatri, pasi gjendja e tij ende nuk është e stabilizuar.

Lajmin e konfirmojnë burime të Gazetës Shqiptare pranë Qendrës spitalore universitare, të cilat shtojnë publicisti ka kohë që merrte ilaçe antidepresivë.


Sipas mjekëve, gjendja e publicistit ende nuk është e stabilizuar.

Klosi është marrë në trajtim nga mjekët më të mirë neurologë në Shqipëri, si Afrim Dangëllia. Burime nga QSUT thonë se publicisti është vendosur në një dhomë të veçantë në repartin psikiatrik dhe se është në mbikëqyrje të veçantë.

Ardian Klosi është një ndër publicistët më të njohur shqiptar dhe ish-drejtues i Radio-Televizionit Shqiptar. Ai është i martuar me fotografen e njohur gjermane Jutta Benzenberg, me të cilën ka dhe fëmijë. /Telegrafi/