Veseli u shpall fajtor për veprat penale Krim i organizuar në lidhje me Blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të drogave të rrezikshme narkotike dhe të substancave psikotropike.

Për këto vepra penale të akuzuarit iu shqiptua dënimi prej 10 vjet burgim dhe me një gjobë prej 20,000 eurove.


Ndërmjet janarit dhe qershorit 2012 i pandehuri organizoi dhe mori pjesë në trafikimin e heroinës nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). /Telegrafi/