LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite përgatitet të hapë dyqanin e parë të alkoolit – për diplomatët

Arabia Saudite përgatitet të hapë dyqanin e parë të alkoolit – për diplomatët

Arabia Saudite, e cila ka hequr disa nga normat e saj më të rrepta sociale, po përgatitet të hapë dyqanin e saj të parë të alkoolit në kryeqytetin Riad.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dyqani do t’u shërbejë ekskluzivisht diplomatëve jomyslimanë.

Për të pasur qasje aty, klientët do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni celular, të marrin një kod zhdoganimi nga ministria e jashtme dhe të respektojnë kuotat mujore me blerjet e tyre.


Pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam. Në Arabinë Saudite, pirja e alkoolit dënohet me qindra kamxhik, dëbim, gjobë ose burgim.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman, i cili mori pushtetin në qershor të vitit 2017, ka bërë përpjekje për të hapur Mbretërinë konservatore për turizmin dhe biznesin.

Në vitin 2016, Arabia Saudite lansoi “Vizioni 2030”, sipas të cilit zotohet ta bëjë Mbretërinë – “një shoqëri të gjallë, një ekonomi të lulëzuar dhe një komb ambicioz”.

Reuters raportoi se ky dyqan alkooli është gjithashtu pjesë e “Vizioni 2030” për të ndërtuar “një ekonomi pas naftës”.

Dyqani i ri ndodhet në Lagjen Diplomatike të Riadit, një lagje ku banojnë ambasadat dhe diplomatët.

Megjithatë, ishte e paqartë nëse emigrantët jomyslimanë do të kenë qasje në dyqan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje:

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

Botë
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Trump kërcënon Rusinë me “tarifa dytësore” - çfarë do të thotë kjo?

Botë
Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Për herë të parë, Musk ftohet nga drejtori i CIA-s për një takim

Amerika
Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Kalo në kategori