Arabia Saudite merr vendimin për ndalimin e alkoolit nëpër stadiume gjatë Kupës së Botës 2034

Edicioni i Kupës së Botës 2034 do të jetë hera e dytë që do të mbahet në Lindjen e Mesme, pasi paraprakisht Katari ishte nikoqir i saj në vitin 2022, e i cili u luajt në nëntor dhe dhjetor dhe jo si zakonisht gjatë verës për shkak të temperaturave të larta. Në atë edicion, Argjentina e fitoi trofeun për herë të tretë pasi mposhtën Francën në penallti me rezultat 4-2, pas barazimit me rezultat 3-3 në kohë të rregullt. Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, teksa tashmë janë konfirmuar nikoqirët edhe për edicionet e viteve 2030 dhe 2034. Ai i vitit 2030 do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok, ani pse do të ketë ndeshje edhe në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai për të festuar 100-vjetorin e kësaj gare.

Edicioni i mëparshëm në Katar kishte ndaluar rreptësisht shitjen e alkoolit në stadiume pas një plani të hartuar pak ditë para nisjes së garës. Tani, The Guardian ka raportuar se e njëjta pritet të ndodhë edhe në Arabinë Saudite, aty ku tifozët nuk do të lejohen që të konsumojnë alkool në stadiume.

















































