LAJMI I FUNDIT:

Apple rihedh në treg programin Final Cut Pro 7

Apple rihedh në treg programin Final Cut Pro 7

Pas kritikave të vazhdueshme të ekspertëve të kompiuterave, kompania Apple ka rihedhur në treg versionin e vjetër të programit të montazhit Final Cut.

Final Cut Pro 7 ka rinisur sërish shitjet ndërsa kostoja e tij është 834 paund. Ky program u rihodh në treg pasi montazhierët vlerësonin se modeli i ri Final Cut Pro X kishte disa opsione të reja por aspak praktike dhe të vlefshme për një punë profesionale.


Ky vendim i Apple është mirëpritur, pasi është konsideruar si një moment reflektimi ndaj kritikës, ndërsa vetë Apple ka deklaruar se po shet programet e mbetura stok. /Telegrafi/