LAJMI I FUNDIT:

Apple pritet të sjellë gjatë vitit që vjen, një iPhone me dizajn tërësisht të ri

Apple pritet të sjellë gjatë vitit që vjen, një iPhone me dizajn tërësisht të ri

Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë, kur Apple do ta sjellë iPhone të ri, që pritet të quhet iPhone 11 dhe ka shumë pritje, se çfarë mund të përmbajë në të.

Ming-Chi Kuo është analisti i TF International Securities, që ka siguruar informacionin se iPhone i ri që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë dizajn tërësisht të ri, rrjet 5G dhe kamera shumë më të fuqishme, transmeton Telegrafi.

“Faktor dizajni, një një formë tërësisht të re” thuhet për dukjen e këtij iPhone, në përshkrimin e pajisjes, në dokumentet që iu janë dërguar investitorëve. Bashkë me rrjetin e internetit 5G dhe kamerat shumë më të fuqishme, pritet që shitjet e këtij iPhone, pritet të rritet niveli i shitjeve.


Ndryshimet që do të pësojë, nuk janë bërë të ditura, mirëpo mendohet se sikurse iPad Pro, të ketë këndë, anësore të rrafshëta dhe pjesën e kamerave të mos e ketë aq të keqe në dukje.

Formati i ri, mund të bëjë që iPhone të kthehet sërish në alumin, material të cilin Apple nuk e përdorë që nga iPhone 8, në mënyrë që të jetë sa më praktik për mbushjet wireless.

Me këtë format të ri, mendohet se hapësira e mbuluar në ekran të jetë sa më e vogël, Touh ID të jetë në brendësi, vrima më të thellë për realitetin e augumentuar dhe port USB-C si zëvendës të Lightning. Rrjeti i internetit 5G, nuk pritet të mungojë.

Të ndryshme pritet të jenë edhe përmasat e ekranit, 5.4 inç dhe 6.7 inç, pritet t’i zëvendësojnë të tanishmet 5.8 inç dhe 6.5 inç.

Investimet e reja dhe përditësimet, bëhen që të rriten shitjet e iPhone, që kohëve të fundit, nuk ishin aq të mira. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Kalo në kategori