LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton modelet e reja të MacBook Pro dhe iMac

Apple prezanton modelet e reja të MacBook Pro dhe iMac

Apple sot e ka bërë lansimin zyrtar të modelit të ri të laptopit Macbook Pro dhe versionit të ri të iMac me Retina 5K.

Risia më interesante e 15” MacBook Pro është Force Touch, që para një kohe është prezantuar në modelin e ri të 13” Macbook.
Ndër të tjera, laptopi i ri i Apple sjell edhe AMD Radeon R9 M370X, së bashku me baterinë e përmirësuar.

Modeli i ri i 15” MacBook Pro vjen në dy variante, dhe çmimi i tyre është 2000 dhe 2500 dollarë, respektivisht.

Por bashkë me laptopët e rinj MacBook, Apple ka prezantuar edhe versionin e ri të iMac me ekranin Retina 5K. Modeli më i lirë i tij tani është 2000 dollarë, ndërsa modeli më i shtrenjtë i kësaj serie është 2300 dollarë. (Telegrafi)