LAJMI I FUNDIT:

Apple nuk është më kompania më e vlefshme në botë, Microsoft e rrëzoi nga froni

Apple nuk është më kompania më e vlefshme në botë, Microsoft e rrëzoi nga froni

Apple nuk është më kompania më e vlefshme në botë. Tani është Microsoft. Dhe kjo pas rritjes së kapitalit prej gati 2.49 trilionë dollarësh.

Kapitali i tregut i Apple ishte 2.46 trilionë dollarë. Kompania tha se kishte dështuar të përmbushte pritshmërinë e të ardhurave të Wall Street në tremujorin e fundit si rezultat i një ndërprerjeje në zinxhirin e furnizimit global.

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, i tha televizionit CNBC se mungesa e të ardhurave do të ishte gjashtë miliardë dollarë dhe se ai priste probleme edhe më të këqija në zinxhirin e furnizimit global, raporton cnbc. Shitjet e iPhone janë rritur me 47 për qind që nga fillimi i këtij viti, por kjo përqindje është më e ulët se sa parashikojnë analistët.


Nga ana tjetër, Microsoft i tejkaloi pritshmëritë. Këtë vit ka pasur rritje të të ardhurave prej 22 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më e madhe që nga viti 2018.

Apple ishte kompania e parë me një kapital tregu prej një trilion ose dy trilion dollarësh. Kështu ajo tejkaloi kapitalizimin e tregut të gjigantit saudit të naftës Saudi Aramac. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori