LAJMI I FUNDIT:

Apple me dy iPad të ri në 2012

Apple me dy iPad të ri në 2012

Sipas një raporti të fundit nga DigiTimes, Apple do të lansojë dy iPad të ri gjatë vitit 2012.

Modeli i parë i tabletit të ri nga Apple, do të jetë iPad 3 me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 9.7 inç, rezolucion 1536 x 2048, si dhe shirita të dyfishtë në teknologjinë LED.

Në anën tjetër, do të jetë edhe modeli tjetër i iPad, në të cilin kompania Apple do të integrojë procesorin A6, si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel.

Bazuar në raportin e DigiTimes, tabletët e rinj të Apple do të kenë specifika të njëjta, ndërsa dallimi kryesor do të jetë në kamera dhe karakteristika të procesorit. / Telegrafi /