LAJMI I FUNDIT:

Apple korrigjon problemin me baterinë e iPhone 4S

Apple korrigjon problemin me baterinë e iPhone 4S

Apple ka publikuar se do të publikoj mbindërtimin e softuerit për sistemin operativ iOS5, pas ankesave të shfrytëzuesve për kohëzgjatjen e baterisë së të riut iPhone 4S.

“Një numër i shfrytëzuesve është ankuar se bateritë po zbrazen më shpejtë se që do të duhej”, tha zëdhënësi i Apple. “Kemi gjetur disa bug-a të cilët shkurtojnë kohëzgjatjen e baterisë dhe në afat prej disa javësh do të publikojmë mbindërtimin softuerik që do të zgjidh problemin”, shtoi ai.

Apple nuk publikoi detajet, por për problemet me baterinë e iPhone 4S po diskutohet nëpër forumet e ndryshme nëpër internet. /Telegrafi/