Apostolova: Ende nuk ka marrëveshje për murin në Mitrovicë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë të ditur se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për murin në Veri të Mitrovicës.
Apostolova përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka theksuar se shpreson që së shpejti të gjendet një zgjidhje rreth kësaj çështje, transmeton Telegrafi.
“Do të isha e lumtur nëse do të kishe marrëveshje rreth murit në Mitrovicë, por ende nuk ka diçka të tillë. Diskutimet vazhdojnë dhe unë shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje”, ka shkruar Apostolova. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































