Ka aplikacione të ndryshme falas që mund të jenë të dobishme për ju për të hequr, në disa hapa, sfondin e fotografive tuaja, si dhe elemente të tjera që nuk dëshironi të jenë aty.

Këtu do të shohim disa opsione shumë praktike dhe të lehta për t’u përdorur.


Background Eraser

Background Eraser është një aplikacion Android i zhvilluar nga HandyCloset. Platforma ka mënyra të ndryshme redaktimi: manual, i cili, siç nënkupton emri i tij, kërkon që ju të rrëshqitni gishtin mbi sipërfaqen që do të hiqet, transmeton Telegrafi.

EMFTYC5E5JGPXKHPMKKLL2HIEQ

Funksioni repair rikthen zonat që janë fshirë gabimisht dhe duan të rikuperohen.

SPBA7DDUOVGWFBRQIAK3WPGKDU

Ajo gjithashtu ofron mundësinë për të zmadhuar foton. Kur të përfundojë, ju mund të ruani imazhin e redaktuar në celularin tuaj, ta përdorni atë se ku të dëshironi ju.

Fshini objektin e padëshiruar

Screenshot 1 41

Ky mjet, i zhvilluar nga BG Studio ju lejon të hiqni objekte të ndryshme nga foto shumë lehtë. Ju mund të fshini njëobjekt, një person në sfond, një pemë, një poster ose ndonjë element që dëshironi.

P6ZXXKVIHRHBZFNKQTQRGREO4Q

Remove BG

screen 0

Remove BG është një aplikacion nga Cute Wallpapers Studio. Ju lejon që të zmadhoni foton dhe t'i hiqni të gjitha objektet, personat apo gjërat tjera që dëshironi nga foto në mënyrë të detajuar. /Telegrafi/