LAJMI I FUNDIT:

Aplikacionet e Androidit në Windows

Aplikacionet e Androidit në Windows

AMD publikoi se do të investoj në kompaninë BlueStacks, që do të mund të nënkuptojë edhe më shumë aplikacione në tabletët e ardhshëm. BlueStacks zhvillon programin BlueStacks App Player, i cili bën të mundur ekzekutimin e aplikacioneve të Androidit në Windows.

Natyrisht, kjo do të thotë edhe mundësinë e ekzekutimit në procesorët x86, ndërsa AMD linjën e vet të çipave Fusion A- dhe E-series APU e sheh, përveç në kompjuterët portativ, edhe si kandidat të mundshëm për procesor qendror në pajisjet tablet. Bashkëpunimi në mes të dy kompanive ka të bëjë me optimizimin e ekzekutimit të aplikacioneve pikërisht në çipat e përmendur të AMD-së, që shfrytëzuesve të pajisjeve të këtilla do të ju mundësonte qasjen në mbi 200 mijë aplikacione, sa momentalisht ndodhen në Android Market.

Pritet që edhe AMD do të mund të provonte të futet në tregun e tabletëve me Windows 8, e shuma të cilën kompania është e gatshme ta investoj në BlueStack për momentin nuk është e ditur. /Telegrafi/