Anulohen rreth dy mijë ndërhyrje kirurgjike në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup

Për rreth tri javë sa nuk kanë punuar sallat e operacioneve me kapacitet të plotë në Klinikën e Kirurgjisë janë anuluar rreth 2 mijë terminë të pacientëve. Që sot kanë filluar të punohet në dy turne në sallat që janë duke funksionuar me kompresor të vegjël portativ, ku do të bëhen edhe operacionet elektive. Deri më tani vetëm ndërhyrje kirurgjike bëheshin te rastet urgjente. Nga Klinika e Urologjisë thonë se shumë pacientë me kancer që kanë rrezik për metastaza janë në listën e pritjes. Kirurgu urolog Bashkim Shabani tha se mantel bardhët janë mbështetur për muri pa fajin e tyre.
“Klinikat kirurgjike kanë rreth 100 operacione në ditë, kjo avari zgjati gati një muaj që do të thotë rreth 2 mijë operacione janë shtyrë, tani vjen koha e pushimeve dhe lista e pritjes do të rritet akoma për ca muaj. Ne prej 3 javësh nuk kemi qenë në mundësi të bëjmë asnjë intervenim, jemi të bllokuar totalisht sepse ne nuk mund të eksperimentojmë me jetën e njerëzve, faktikisht ne nuk kemi pasur kushte për të punuar”, deklaroi Bashkim Shabani, Kirurg urolog.
Një zgjidhje e përkohshme me kompresorë të instaluar jashtë, por edhe kompresorë të lëvizshëm në sallë, ende nuk ka një zgjidhje të përhershme për sallat e operacionit. Nuk dihet ende se si do të jetë i gjithë sistemi i furnizimit dhe stacioneve të kompresorëve se nuk po operohet me kapacitet të plotë. Ai tha se dikush nga autoritet duhet të jep përgjegjësi, ngaqë i gjithë presioni është vënë tek doktorët.
“Realisht, për fat të keq tani jemi në periudhë të ndërrimit të pushteteve dhe askush se merr fajin. Kemi institucion të posaçëm të Klinikave që janë Shërbimet e përbashkëta, por unë mendoj që përgjegjësi ka Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i atyre shërbimeve që është dashur më herët t’ia mendojnë, jo tani”, tha Bashkim Shabani, Kirurg urolog.
Shabani sqaroi se zgjidhja e përhershme është zëvendësimi i stacionit të kompresorit me tubacionet, i gjithë sistemi i kompresorit. Stacionet dhe sistemi janë të vjetra 30 vjeç dhe sipas ekspertëve gjermanë të cilët ishin duke inspektuar të gjithë sistemin e furnizimit, stacionin e kompresorit, thanë se stacioni është i vjetër me tubacione dhe jetëgjatësia e stacioneve të tilla ka kaluar çdo limit kohorë. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës