Videoja në të cilën banorët bullizuan Luiz Ejllin në Big Brother VIP Albania është bërë virale në rrjetet sociale.
Kjo po vazhdon të komentohet në masë të madhe edhe nga personazhe të famshëm të showbizit shqiptar.
Përveç Eni Koçit, një reagim kësaj radhe e ka bërë edhe ish-banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha.
Ajo ka postuar disa fotografi të Luizit në InstaStory me përshkrimin: “Stop bullizmit, mund të ishit ju në vend të tij”.
“Big Brother është një reality show ku tregoni më së miri se kush jeni dhe sa durim keni. Për kush jeni e sa të këqinj jeni ju nuk do doja t’ju shikoja kurrë”, tha më tej ajo.
Në video shihen Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Olta Gixhari, të cilat bullizojnë Ejllin për shkak të një rrëfimi që bëri ditë më parë.
Ai dyshohet se gënjeu se vuan nga një sëmundje, gjersa kjo histori bëri bujë të madhe. /Telegrafi/