LAJMI I FUNDIT:

Angry Birds vjen me Star Wars II

Angry Birds vjen me Star Wars II

Rovio Mobile ka njoftuar se do të lëshojë në qarkullim një episode të ri të serisë së lojës së famshme, Angry Birds, përkatësisht edicionin e ri të Angry Birds Star Wars II. Loja do të lëshohet në nivel global më 19 shtator 2013.

“Loja e re do të trajtojë para-vazhdimet, duke future një grup prej 30 personazheve të cilat përdoruesit kurrë më herët nuk i kanë parë, përkatësisht zogjtë e Angry Birds Star Wars” thuhet në njoftimin e kompanisë interaktive.

Bashkë me lojën e re Angry Birds Star Wars II, Hasbro gjithashtu do të lëshojë edhe 30 figura të Telepod, të cilat mund të mblidhen. / Telegrafi /