Anglia merr një fitore komode në shtëpi ndaj Andorrës

Anglia ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në shtëpi ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
‘Tre Luanët’ kaluan në epërsi në minutën e 25-të falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi mysafir Christian Garcia për 1-0.
Në minutën e 44-të Noni Madueke iu afrua seriozisht golit, por portieri mysafir reagoi duke e ndalur goditjen e tij.
Me të filluar pjesa e dytë anglezët rrezikuan në tri raste brenda një minute me anë të Eberechi Eze, Marcus Rashford dhe Elliot Anderson, por duke mos arritur të gjejnë golin.
Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, Anglia e gjeti edhe golin e dytë përmes Declan Rice (67’) i cili bëri një shkëputje fantastike në ajër për të realizuar për 2-0.
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe ashtu siç pritej Anglia mori tri pikë të lehta.
Të besuarit e Gareth Southgate do të rikthehen sërish në aksion më 9 shtator, ku do të luajnë si mysafir të Serbisë./Telegrafi/


















































