LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Nuk kemi kanalizime, por kemi përmedore milionëshe

Angjushev: Nuk kemi kanalizime, por kemi përmedore milionëshe

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev, sot në tribunën e organizuar për zhvillim të barabartë rajonal, theksoi se Maqedonia është vend ne zhvillim rajonal jashtëzakonisht të pabarabartë.

“Vetëm për 18 për qind e vendbanimeve janë me rrjet kanalizimi, ndërsa në Shkup ka përmendore me miliona euro. Situatën e këtillë duhet ta ndryshojmë dhe mundësitë që i kemi duhet t’i vendosim në mënyrë të barabartë për të gjithë”, tha Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesi qeveritar tha se mjetet buxhetore së pari duhet të ndahen në rajone.


“Ne jemi shtet i vogël, por jo i pasur. Për këtë arsye duhe ttë mendojmë si familje dhe së pari të përkujdesemi për problemet ekzistuese, rrugët, kanalizimet, shkollat, spitalet, ndërsa më pas të shikojmë luksin”, tha Angjushev.

Ai gjithashtu shtoi se është e nevojshme strategji për sigurimin e kushteve për jetë më të mirë jo vetëm në Shkup, por në gjithë Maqedoninë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori