LAJMI I FUNDIT:

Android para iOS edhe në Mbretërinë e Bashkuar

Android para iOS edhe në Mbretërinë e Bashkuar

Sipas një raporti të fundit nga Kantar Worldpanel, platforma mobile e Google, Android është duke u rritur vazhdimisht edhe në Evropë, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që shitjet e telefonave të mençur mobil të cilën bazohen në këtë sistem operativ, i kanë kaluar ato të telefonit të Apple, iPhone.

Në këtë raport, thuhet se 49.9 për qind e telefonave të mençur, të shitur në periudhë prej 12 javësh, ose deri më 2 tetor, janë Android, ndërsa 18.5 për qind janë Apple iPhone dhe 22.5 për qind të shitjeve shkojnë për RIM BlackBerry.

Gjithashtu raporti zbulon edhe një detaj interesant sa i përket shitjes së telefonave mobil, ndërsa thuhet se rreth 70 për qind e totalit të telefonave të shitur, janë telefona të mençur mobil.

Më saktë, në raport thuhet se rreth 43.8 për qind e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar posedojnë një telefon të mençur mobil. / Telegrafi /