LAJMI I FUNDIT:

Android Market rritet tri herë më shpejtë se App Store

Android Market rritet tri herë më shpejtë se App Store

Sipas një raporti të App Genome të cilin e ka publikuar kompania Lookout, thuhet se Android Market rritet tri herë më shpejtë se sa dyqani virtual i kompanisë Apple, App Store.

Numri i aplikacioneve në Android Market është rritur për 127 për qind prej gushtit të vitit të kaluar, deri në shkurt të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë, numri i aplikacioneve në App Store është rritur për “vetëm” 44 për qind.

Mirëpo, në raportin e App Genome thuhet se edhe përkundër faktit se numri i aplikacioneve në Android Market po rritet shumë më shpejtë se sa në App Store, kjo e fundit ende mban numër më të madh të aplikacioneve për përdoruesit e saj.

Për përdoruesit amerikan të iPhone janë në dispozicion më shumë se 350 mijë aplikacione, për dallim prej 88 mijë aplikacioneve Android që janë në dispozicion për shkarkim.


Për dallim prej vitit të kaluar kur vetëm 22 për qind e aplikacioneve për Android ishin me pagesë, tani ky numër është rritur në 34 për qind, ndërsa numri i aplikacioneve të Apple me pagesë ka rënë nga 70 në 66 për qind. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Teknologji
A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

A po e harxhon Inteligjenca Artificiale ujin tonë të pijshëm – dhe sa po ndikon në ndryshimet klimatike?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Kalo në kategori