LAJMI I FUNDIT:

Android Market bëhet me 150.000 aplikacione

Android Market bëhet me 150.000 aplikacione

Përveç 350 mijë pajisjeve Android të cilat Google i aktivizon çdo ditë, drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie – Eric Schmidt gjithashtu ka dhënë detaje edhe sa i përket dyqanit virtual të aplikacioneve të kësaj kompanie, të cilin e njohim me emrin Android Market.

Sot, Android Market posedon më shumë se 150 mijë aplikacione, ose tri herë më shumë se sa që kishte para nëntë muajsh, ndërsa Android Market po bëhet gjithnjë e më i famshëm edhe në mesin e zhvilluesve të aplikacioneve.

Pritet që numri i aplikacioneve në Android Market të rritet edhe më shumë gjatë vitit 2011, ndërsa thuhet se nuk do të shkojë shumë gjatë, kur Android Market do të na njoftojë për arritjen e numrit të 350 mijë aplikacioneve.

Me lansimin e fundit të uebfaqes së dedikuar për Android Market, është bërë edhe më e lehtë për përdoruesit që të kërkojnë dhe më pas të blejnë aplikacione nga ky dyqan virtual. / Telegrafi /