LAJMI I FUNDIT:

Android i pari edhe për reklama

Android i pari edhe për reklama

Android ka qenë platforma e parë mobile edhe muajin e kaluar me 51 për qind pjesëmarrje në treg, dhe kjo sa i përket të gjitha paraqitjeve të reklamave në rrjetin e reklamimit mobil, thotë Millennial Media në raportin e saj të quajtur Mobile Mix.

Kjo shifër ishtë më e vogël për disa për qind, nëse krahasohet me muajin janar, mirëpo përsëri kjo platformë udhëheq për 27 për qind, krahasuar me rivalin e Apple, sistemin operativ, iOS.

Mirëpo, përsëri Apple mbetet lider në kategoritë tjera të rangimeve.

Në mesin e lojtarëve tjerë të mëdhënj, është Research In Motion , që deklaron 17 për qind nga totali i paraqitjeve të reklamave, duke e lënë pas sistemin operativ të Nokia’s, Symbian, që mban vetëm 2 për qind, nga totali i përgjithshëm. / Telegrafi /