LAJMI I FUNDIT:

Android Froyo më i popullarizuari

Android Froyo më i popullarizuari

Sipas të dhënave të publikuara në faqet për aplikacionet e përparuara, Android 2.2 Froyo është versioni më i popullarizuar i sistemit operativ të Google për telefona celularë.

Gjatë dy javëve, Froyo është përditësuar në 61.3% të aparateve telefonike të cilat ishin qasur në Android Market.

Pas tij vjen Android 2.1 Eclair me 29%, ndërsa 4.8 % u takon Android 1.6 Donut dhe Android 1.5 Cupcake.


Versioni i ri Android 3.0 Honeycomb ka përfshirë vetëm 0.2 %, ndërsa Android 2.3 dhe 2.3.3 Gingerbread ka përfshirë 1.7 % të qasjes në Android Market. /Telegrafi/